Vetëvendosje e bindur për fitoren e Mytaher Haskukës në Prizren
Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur besimin e saj se Mytaher Haskuka do të fitojë edhe një mandat të ri në krye të Prizrenit.
Në një konferencë për media Visar Shehu nga kjo parti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm në zgjedhjet komunale.
Ai tha se nga të dhënat që kanë dalë deri tani diferenca me partitë e tjera është shumë e thellë.
Shehu para gazetarëve tha se kandidati për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka do të jetë sërish kryetar.
“Ne nuk mund të themi tani se a do të fitojmë me apo pa balotazh, sepse nuk i kemi të gjitha të dhënat, megjithatë unë që nga tani mund të uroj kryetarin për fitoren dhe natyrisht kryetari Mytaher Haskuka do të jetë sërish kryetar për shkak se jemi bindshëm përpara”, u shpreh ai.