26-11-2024

67-vjeçarja në Dragash ishte lënë në depo, me kushte të papërshtatshme për jetë

Më 8 nëntor 2022, ishte raportuar se Saime Domazeti, është nxjerrë nga shtëpia dhe ishte vendosur në një qilar. Domazeti kishte probleme me shëndetin mendor.

Pas raportimit të rastit, në po atë datë, Policia kishte shkuar në vendin e ngjarjes për çka kishte njoftuar edhe Prokurorinë.

Sipas Policisë, e moshuara ishte lënë në kushte të papërshtatshme për jetë.

“Po sipas raportit që e kemi edhe nga policët, të cilët kanë qenë në vendngjarje, kushtet kanë qenë jo të përshtatshme për jetë, për të jetuar një person në moshë të saj apo në gjendjen në të cilën ka qenë ajo. Ka qenë një ambient jashtë shtëpisë, një depo të cilën e kanë përdorur për materiale të ndryshme, kështu që Policia përveç që është marrë me keqtrajtimin, thash edhe një herë po e përsëriti, është munduar të gjejë një mënyrë, një vend ma të përshtatshëm për strehim”, ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit.

Prokuroria kishte hapur rast për dhunë në familje ndaj Nazire Abdyli, kunatës së Saime Domazetit dhe Jeton Abdylit, nipit të tani të ndjerës.

Mirëpo, Prokuroria nuk e ishte parë të nevojshme që ata t’i ndalonte, por rasti ishte dërguar në procedurë të rregullt, ndonëse viktima ishte e moshuar, keqtrajtuar dhe me probleme mendore.

Prokuroria as nuk i ndaloi të dyshuarit dhe as nuk parashtroi ndaj tyre kërkesë për caktimin e ndonjë prej masave të parapara me ligj.

Zyrtarët policorë theksojnë se hetimet kanë vazhduar, ndërsa pas dy ditësh kanë ngritur kallëzim penal.

“Në konsultim me prokurorinë, Policia i ka intervistuar të dyshimit siç thash kunatën dhe nipin e saj e ka intervistuar edhe dëshmitarët, ka mbledhë prova në vendin e ngjarjes edhe ka proceduar pas disa dite me kallëzim penal. Më 10 nëntor është proceduar kallëzimi penal”, është shprehur Bytyqi.

Sipas policisë, Domazeti ishte lënë në qilar për vetëm një ditë.

Mirëpo, disa nga bashkëfshatarët në

Asnjë koment

Comments are closed.