23-11-2024

673 qytetarë të Kosovës janë dënuar për mos respektim të ligjit COVID 19

Policia e Kosovës është duke u treguar mjaft rigoroze ndaj qytetarëve që nuk janë duke e zbatuar vendimet e Qeverisë së Kosovës, sipas ligjit COVID 19.

Sipas njoftimeve të Policisë së Kosovës gjatë 24 orëve të fundit, në terë territorin e Republikës së Kosovës, për mos zbatim të ligjit COVID 19, janë dënuar gjithsejtë 673 qytetarë.

Nga data 13 nëntor Qeveria e Kosovës ka marrë vendime shtrënguese, ku qytetet që janë selektuar me ngjyrë të kuqe, është vendosur ora policore nga ora 19:00 deri më 05:00.

Asnjë koment

Comments are closed.