26-11-2024

Prizren: Ky është i arrestuari i fundit për tentim grabitjen dhe plagosjen e dyfishtë në argjendarinë “Orhan”

Mbrëmjen e 15 nëntorit të vitit të kaluar, argjendaria ‘Orhani’ në Prizren ishte cak i grabitësve. Personat të cilët nuk arritën që të marrin gjë, kishin lënë të plagosur dy pronarët e lokalit e më pas ishin arratisur nga vendi i ngjarjes. Por më pas Policia kishte arritur që t’i arrestojë fillimisht katër të dyshuar, ndërsa i dyshuari i pestë ishte në arrati deri më sot, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari i pestë është Elbasan Shala35-vjeçar.

Lexo edhe:

Prizren: Ndaj këtyre zyrtarëve dhe drejtorëve ka bërë kallëzim penal Vetëvendosje! (Video)

Shala dyshohet se natën kur ka ndodhur rasti ka transportuar me veturë tre të dyshuarit që janë përfshirë në tentim grabitje nga fshati Murg deri në Prishtinë.

Pas arrestimit, 35-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Grabitje në tentativë’.

Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:

Gjykimi për shpërthimin në Zhur, dëshmitari tregon se kush ia solli mjetin për materialin shpërthyes

Asnjë koment

Comments are closed.