24-11-2024

Prizren: Ishte duke e punuar tokën, vdes 54-vjeçari pasi rrokulliset me traktor

Një burrë ka vdekur sot pasi u rrokullis me traktor derisa ishte duke e punuar tokën në fshatin Randobravë të Prizrenit.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se viktima është 54-vjeçar.

“Kur Policia e ka marrë informatën ka qenë rreth orës 14:45. Viktima ka qenë duke e punuar arën me traktor dhe aksidentalisht është rrokullis traktori dhe e ka zënë viktimën përfundi. Nga të afërmit e tij është dërguar në emergjencë pastaj emergjenca e ka konstatu vdekjen e viktimës. Viktima është me inicialet N.H i vitit të lindjes 1968”, tha Bytyqi.

P. S Foto nga arkivi

Asnjë koment

Comments are closed.