Çmimet e derivateve për 24 orë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimoren e re të karburanteve e cila do të jetë valide për 24 orë.
Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se:
çmimi maksimal i naftës është 1.77 euro,
ndërsa për benzinë është 1.40 euro.
Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit të gasit është 0.72 euro.