72 personat e testuar në konvikte, rezultojnë negativ me koronavirus
Janë konfirmuar edhe 20 raste të reja me COVID19, duke shkuar kështu numri i të infektuarve në 165.
Ndërsa, kemi edhe një pacient të shëruar, që gjithsej tashmë në Kosovë janë bërë 24.
E, zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, përmes një postimi të bërë në llogarinë Facebook, ka njoftuar edhe për testimet e bërë në Qendrën e Studentëve që ështëvendosur si Karantinë, transmeton Indeksonline.
“Sot janë testuar edhe 72 persona nga Karantina!
Të gjitha rastet e testuara sot kanë rezultat negativ dhe të gjithë nesër lëshohen në vetizolim në shtëpi”, shkruan ai./Indeksonline