25-11-2024

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e burrit që dyshohet se vrau gruan shtatzënë te QKUK, ia publikon foton

Policia e kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Sokol Halilit, që dyshohet se mbrëmë vrau gruan e tij shtatzënë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Përmes një kërkese për bashkëpunim, të cilës ia ka bashkangjitur edhe foton e të dyshuarit, Policia ka lutur të gjithë ata që kanë ndonjë informatë që  mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar , të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192.

“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.  I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtime, kërkohet për vrasjen e rëndë  që ka ndodhur me 30.11.2022, në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesën e Policisë

Ndryshe, një vrasje makabre është kryer dje rreth orës 18:00, në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Viktima është Hamide Magashi, një 35-vjeçare që ishte në javën e 41’të të shtatzanisë. Ajo është vrarë para objektit të Klinikës së Gjinekologjisë, ku kishte shkuar për të kryer lindjen.

I dyshuari për vrasje është Sokol Halili, me të cilin viktima ishte në prag të divorcit. Pas vrasjes, ai ka ikur dhe ende ndodhet në arrati.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 18:00, derisa Policia e Kosovës e ka konifirmuar rastin në orën 19:00.

Asnjë koment

Comments are closed.