24-11-2024

KFOR-i konfirmon të shtënat me armë zjarri në Zubin Potok

Misioni Paqëruajtës i NATO-s në Kosovë ka konfirmuar se u qëllua me armë zjarri në afërsi të patrullës së saj në Zubin Potok.

Ngjarja ka ndodhur derisa ushtarët e KFOR-it ishin duke kryer detyrat e tyre.

Në një përgjigje për Klankosova.tv nga KFOR-i thekson se nuk ka të lënduar nga ky rast.

“Mund t’ju konfirmojmë se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër. S’ka të lënduar dhe as dëme materiale. Jemi duke i kryer hetimet dhe sapo ato të përfundojnë do të njoftoheni”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Klankosova.tv

Derisa sonte nga mediat serbe u raportua për të shtëna me armë zjarri në këtë zonë.

Asnjë koment

Comments are closed.