29-11-2024

“Kam vrarë 25 persona”, ekspertët për deklarata e princ Harry-t: Ka vënë në rrezik jetën e fëmijëve të tij

Ekspertët britanikë janë të mendimit se princ Harry ka vënë në rrezik jetën e fëmijëve të tij pas deklaratave të tij se ka vrarë 25 talebanë dhe se i krahasonte ata me gurë shahu.

Në një ekstrakt të zbuluar nga kujtimet e tij në librin Spare, që do të publikohet të martën, Duka i Sussex thotë: “Kur e gjeta veten të zhytur në vapën dhe konfuzionin e luftimeve, nuk i mendoja ata 25 persona  si njerëz.”

“Unë i mendoja si gurë shahu.” Chris Phillips, një ish-kryeinspektor i Policisë Metropolitane i ngarkuar me organizimin e sigurisë për ngjarje të profilit të lartë, tha se komentet e Harry-t do të kenë një ndikim të përjetshëm në sigurinë e familjes së tij, shkruan The Mirror.

Lexo edhe:

Prizren: Ky person dyshohet se është i varuari që gjet sot, në afërsi të Zhurit

 

Ai tha: “Komentet e Harry-t kanë bërë që familja e tij të kërkojë siguri 24/7 për pjesën tjetër të jetës.”

“Ne e dimë se ekstremistët islamikë mund të jenë të durueshëm.”

Heroi i SAS-it, Andy McNab tha se komentet e Harry-t ishin “të pamatura”, duke shtuar “siç e kemi parë për dekada, ekstremistëve nuk u intereson se si arrijnë në objektiva për aq kohë sa ata e bëjnë”.

Asnjë koment

Comments are closed.