Stadium në Gjonaj, nënshkruhet marrëveshja për ndërtim
Një Memorandum Bashkëpunimi për ndërtimin e stadiumit të futbollit në Gjonaj të Hasit është nënshkruar në Prizren, raporton Gazeta e Prizrenit
Kryetari Shaqir Totaj, përmes një postimi në “facebook” ka njoftuar se marrëveshjen e ka nënshkroi bashkë me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi.
Njoftimi i plotë:
Një lajm i mirë për qytetarët e Komunës së Prizrenit, sidomos për sportistët dhe tifozët e futbollit.
Sot, nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Kosovës, për ndërtimin e stadiumit, sipas standardeve të UEFA-së, në fshatin Gjonaj.
Rëndësia e këtij stadiumi është e madhe, pasi, Komunës sonë po i shtohet edhe një arenë sportive ku do të zhvillohen ndeshje e gara të të gjitha kategorive në futboll.