29-11-2024

Prizren: Pasi mori para nga pronari e qëndroi në hotel zhduket, pas disa muajsh arrestohet

Shumë persona shfrytëzojnë arsyetime të ndryshme për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme mjete financiare apo të mira tjera materiale. Kështu kishte vepruar edhe një person i mitur muaj më parë, i cili ishte akomoduar për disa ditë në hotelin ‘Centrum’ në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Por përpos shërbimet që i mori në hotel e për të cilat nuk pagoi, i mituri arriti që t’i marrë nga pronari i hotelit edhe rreth 700 euro para të gatshme.


Sinjali mëson se i dyshuari këto para i kishte përvetësuar me arsyetimet se i nevojiteshin për shkaqe shëndetësore. Por pas shtatë ditësh qëndrim në hotel, ai ishte zhdukur që aty pa asnjë paralajmërim.

Përballë kësaj situate, pronari i hotelit është detyruar që të kërkojë ndihmën e Policisë së Kosovës, ku ndër të tjera ka deklaruar se i janë shkaktuar rreth 2 mijë euro dëme materiale.
Pas veprimeve hetimore të Policisë, i dyshuari është identifikuar dhe është zbuluar se i mituri është larguar për në shtetin e Malit të Zi.

Më shumë se 4 muaj më vonë, ai u arrit që të arrestohet dhe më pas u shoqërua në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka pranuar në tërësi veprën për të cilën dyshohet.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Mashtrim’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/

Asnjë koment

Comments are closed.