Një aksident fatal ndodhi të martën mbrëma në rrugën magjistrale Prizren – Gjakovë, në fshatin Piranë, konfirmoi policia.
Sipas informacioneve, një këmbësore 65-vjeçare është goditur për vdekje.
Ndërkaq, një i dyshuar 25-vjeçar është ndaluar për 48 orë.
“Sot me datë 28.02.23, rreth orës 18:50 është raportuar një aksident trafiku goditje e këmbësorit me fatalitet. Rasti ka ndodhur ne rrugën nacionale Prizren-Gjakove saktësisht ne fshatin Piranë përballë pompës Shell”, thuhet në njoftim.
Në vendngjarje kanë dalë edhe prokurori i shtetit dhe ekipi i mjekësisë ligjore.