02-04-2025

78-vjeçari kërcënon fëmijët e tij me vdekje, i gjendet arsenal armësh në shtëpi

Një rast ka ndodh në Prishtinë, ku një 78-vjeçar dje ka kërcënuar familjarët e tij me vdekje.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali rastin në Polici e kanë lajmëruar fëmijët e të dyshuarit, të cilët kanë treguar se babai i tyre ka edhe armë.

Me të marrë vesh Policia rastin ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar: Një armë gjysmë automatike me bajonetë, 13 fishekë dhe 13 gëzhoja të kësaj arme, 10 fishekë 9 mm, 1 fishek 7.65 mm, 2 fishekë të llojit të panjohur, një karikator për AK-47

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku pas intervistimit me urdhër të Prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar për “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Asnjë koment

Comments are closed.