79 aksidente dhe mbi 1.800 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik
Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.
Policia ka bërë të ditur se 1 mijë e 851 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 79 aksidente, 25 prej tyre me persona të lënduar dhe 54 vetëm me dëme materiale. /G. Sinjali