Kryeministri Kurti merr një telefonatë të rëndësishme nga Amerika
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer. Kurti ka thënë se kanë folur për t’i dhënë fund tensioneve me zgjedhje të reja.
Ai ka thënë se gjatë diskutimit me Finer është zotuar për të punuar me SHBA-në për depërshkallëzimin e tensioneve në veri.
“I lumtur që bisedova me me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer. E falënderova për thirrjen dhe u zotova që të bashkëpunim me SHBA-në për t’i depërshkallëzuar tensionet”, ka njoftuar Kurti.
Kurti ka thënë se për depërshkallëzimin e situatës, duhet që t’i jipet fund dhunës nga bandat e mbështetura nga Beogradi deri në zgjedhjet e reja.
“Kjo kërkon një përfundim të menjëhershëm të dhunës nga bandat e mbështetura nga Beogradi nga zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në këto komuna”, ka shkruar në fund ai.
Pleased to speak w/ @POTUS Principal Deputy NSA Jon Finer. Thanked him for his call & committed to work w/ 🇺🇲 to de-escalate tensions. This requires an immediate end to violence by Belgrade-sponsored mobs against security officers until new elections in those municipalities.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 1, 2023