23-11-2024

8 muaj burim prizrenasit për lëndim trupor

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit me iniciale B.SH. nga Prizreni,  për shkak të  veprës  penale  lëndim i lehtë trupor, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Të akuzuarin, gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me  dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë ) muaj.

Në arsyetimin e Gjykatës, thuhet se me datën 19.11.2015, rrethe orës 11.30 minuta në Prizren, në kafiterin e quajtur “Albi”, i shkakton lëndime të lehta personit tjetër, në atë mënyrë që për shkak të një fjalosje në mes të pandehurit me iniciale B.SH. dhe të dëmtuarit me iniciale S.M. në atë mënyrë që i pandehuri ishte duke e sulmuar fizikisht të dëmtuarin me iniciale S.M. i dëmtuari M.M ndërhynë për ti ndarë, ku i pandehuri e sulmon fizikisht edhe atë duke e goditur  me thikë me ç’rast të dëmtuarve  iu ka shkaktuar lëndime të lehta trupore të përshkruar më për së afërmi në mendimin dhe konstatimin e ekspertit mjeko-ligjor. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.