25-11-2024

Tragjedi në familjen shqiptare, burri vret gruan dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Huntertowën SHBA-ve në një familje shqiptare.

Mediat amerikane raportojnë se 49-vjeçari Arben Gllafce dhe bashkëshortja e tij Arjana Gllafce, janë gjetur të vdekur brenda në shtëpi. Nga hetimet rezulton se 49-vjeçari ka vrarë gruan dhe më pas është vetëvrarë.

Policia mori një telefonatë nga një dëshmitar dhe kur shkoi në vendngjarje gjeti dy trupat e pajetë të çiftit. Ata kishin dy djem një 24 vjeç dhe një tjetër në moshë minorene autik.

Të afërmit e Arjanës bëjnë apel për ndihmë në rrjetet sociale për të ndihmuar fëmijët. /Gazeta Express

Asnjë koment

Comments are closed.