25-11-2024

Prizren: Në objekt në qendër kaplohet nga flakët, dyshohet nga instalimi elektrik

Në sheshin “Shatërvan” të Prizrenit, sot një lokal është kapluar nga flakët.

Njoftohet se bëhet fjalë për lokalin “Zamba”, që në mesditë u përfshi nga flakët.

Sipas Policise, dyshohet se zjarri ka ardhur nga instalimi elektrik.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka njoftuar:

Sot me date 23.06.2023 rreth orës 13:15 është raportuar për një incident zjarri. Është raportuar se një kafiteri ne sheshin “Shatërvan” në Prizren ka shpërthyer zjarri, dyshohet se zjarri ka ardhur nga instalimi elektrik. Nga zjarri nuk ka pas të lënduar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë dal të gjitha njësit relevante të policisë si dhe zjarrfiksit. Zjarri është lokalizuar ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Asnjë koment

Comments are closed.