24-11-2024

Aksioni i INTERPOL-it, dy të arrestuar në Malishevë

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), ka realizuar një operacion policor në Malishevë dhe Istog, ku janë arrestuar dy persona meshkuj kosovarë.

Dy personat e dyshuar kanë qenë të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet Italiane, kanë thënë nga policia.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Ai tha se të dyshuarit kanë qenë të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet italiane.

“Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), ka realizuar një  peracion policor në Istog dhe Malishevë, ku janë arrestuar dy persona meshkuj kosovarë. Dy personat e dyshuar kanë qenë të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet Italiane”, tha ai.

Asnjë koment

Comments are closed.