Po ujiste bahçen i zhveshur, fqinji shtie më armë në drejtim të tij
Dje rreth orës 08:30, në fshatin Sfeqel të Podujevës, një person kishte shtënë me armë në ajër për ta frikësuar fqinjën e tij.
Burimet e IndeksOnline mësojnë se, krejt kjo ndodhi si pasojë se fqinja, F.V. deri sa ishte duke ujitur specat, ishte i zhveshur (pjesën lartë) dhe kjo e ka penguar të dyshuarin, D.P. ku si pasojë e kësaj ai kishte shtënë me armë në ajër dhe është larguar.
I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollimit të shtëpisë, atij i janë konfiskuar një pushkë e gjuetisë dhe një gëzhojë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Ai është shoqëruar në stacionin e policisë dhe pas intervistimit nga policët hetues, ai është liruar por ndaj tij janë iniciuar veprat penale, përdorimi i armës apo sektit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.