24-11-2024

Një grua kap mjeken për fyti në Suharekë, arrestohet

Një grua është arrestuar në Suharekë, pasi e njëjta dyshohet se ka sulmuar një mjeke në Qendrën Klinike Familjare.

Rasti sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ka ndodhur gjatë mbrëmjes së enjtes, pasi kanë pranuar informatën për një problem me një pacient.

Krejt rasti ka ndodhur pasi një grua e ka dërguar nënën e saj për kontroll mjekësor, pasi sipas saj, mjekja nuk i ka bërë asgjë.

“Më datë 10.08.2023, rreth orës 19:50, Policia në Suharekë ka pranuar një informatë se në QKMF-Suharekë, ka probleme me një pacient. Patrulla policore menjëherë ka shkuar në QKMF dhe ka kontaktuar me viktimën (mjeken), nga e cila është kuptuar se një zonjë e panjohur e kishte dërguar për kontrolle mjekësore nënën e saj por pasi që mjekja e kishte kontrolluar pacienten dhe i kishte caktuar terapinë, e dyshuara e panjohur, i kishte thënë mjekes se ti nuk bëre asgjë”, thuhet në njoftim.

“Në këto rrethana mjekja se bashku me të dyshuarën dalin nga zyra për të shkuar tek zyra e infermierëve e për t’u konsultuar për terapinë e pacientes të cilën ia kishte shkruar , aty e dyshuara e kap mjeken për fyti dhe e shtyn duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Pas këtij veprimi e dyshuara largohet në drejtim të panjohur. Policia menjëherë ka fillua kërkimin e të dyshuarës.

Sektori i hetimeve i stacionit policor në Suharekë, sot më 11.08.2023, pas një pune intensive në terren kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarën me inicialet A. B., e datëlindjes 14.06.2000, femër/shqiptare/kosavere e cila është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar.

Pas intervistës është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij e dyshuara ndalet në ndalim policor për 48 orë./IO

 

Asnjë koment

Comments are closed.