25-11-2024

Propozohen byzylykë elektronikë për emigrantët e paligjshëm në Britani

Emigrantëve të jashtëligjshëm në Britaninë e Madhe mund t’u vendosen byzylykë elektronikë për të kontrolluar gjatë gjithë kohës vendndodhjen e tyre. Ky është rregulli më i bujshëm që përmban paketa e re e propozuar nga zyra e Sekretares për çështjet e brendshme Suella Braverman, për frenimin e dyndjes me varka të azilkërkuesve nga kanali i La Manshit.

Përmes byzylykut elektronik, emigrantët do të kontrollohen për vendndodhjen e tyre në kohë reale perms GPS, e madje pritet të jenë të detyruar që disa herë në ditë të raportojnë edhe me shkrim për vendndodhjen e tyre sa herë do t’iu kërkohet në mënyrë të papritur nga autoritetet, ose do të vizitohen në mënyrë të beftë nga oficerët e emigracionit. Kjo pasi ekziston rreziku që ata mos t’a mbajnë me vete gjatë gjithë kohës byzylykun.

Kjo masë e përngjashme me arrestin shtëpiak propozohet, pasi numri i azilkërkuesve që janë në pritje të përpunimit të kërkesave të tyre është aq i lartë saqë nuk ka më vend nëpër kampe për t’i akomoduar të gjithë. Qeveria britanike nuk ka ndërmend të shtojë shpenzimet për shtimin e kapaciteteve akomoduese për ta. Sipas shifrave të bëra publike së fundmi, numri i azilkërkuesve ka arritur në mbi 175 mijë, duke u rritur me 44% më shumë se viti i kaluar

Asnjë koment

Comments are closed.