Këta janë katër të arrestuarit nga Antidroga në Prizren
Aksioni i Antidrogës që u zhvillua sot në disa lokacione në Prizren, ka rezultuar me arrestimin e katër personave, të dyshuar për shitblerje të substancave narkotike. Operacioni u krye në lagjen “Bajram Curri”, ku janë prangosur tashmë personat e dyshuar, në mesin e të cilëve edhe Shkodran Pulaj.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se tre personat e tjerë që u prangosën gjatë këtij aksioni janë Xhavahir Koqina, Muharrem Pulaj dhe Flamur Shala, të cilët dyshohen për veprën “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge”.
Katër të dyshuarit u arrestuan mëngjesin e sotëm, pasi Antidroga zbarkoi në Prizren, me ç’rast kanë asistuar disa njësi policore të Policisë në Prizren, si dhe njësia K9.
Gjatë këtij aksioni, Policia ka sekuestruar një sasi të substancave narkotike, si dhe armë e municion, që do të shfrytëzohen si prova lidhur me rastin.