AKP e fiton rastin gjyqësor në Mal të Zi, kthehen 8 asete të Industrisë së Mishit
AKP ka parashtruar ankesë kundër aktvendimit të datës 24.01.2023 të Drejtorisë Kadastrale në Podgoricë lidhur me ndërrimin e titullarëve të pronësisë në asetet e KBI Kosova Export – Industria e Mishit Fushë Kosovë, në Mal të Zi, në shkallën e dytë administrative kompetente, që është: Ministria për Planifikim, Urbanizëm dhe Pronë e Republikës së Malit të Zi.
Më 29 nëntor 2023, AKP ka pranuar aktvendimin e shkallës së dytë administrative (“Broj:07-2-1083/2008”), në Podgoricë, me të cilin është aprovuar ankesa e AKP-së, duke anuluar aktvendimin e Drejtorisë për Kadastër në Podgoricë, me të cilin këto asete ishin regjistruar në emër të personave fizik në Podgoricë, pasi që ishin shitur nga Agjencia për Likuidimin e Personave Juridik Privat të Republikës së Serbisë në mënyrë të paligjshme.
Si rezultat i ankesës së AKP-së, Shkalla e Dytë Administrative në Podgoricë e ka aprovuar ankesën e AKP-së me ç ‘rast 8 asetet janë rikthyer në emër të KBI Kosova-Export Industria e Mishit Fushë Kosovë