86 aksidente trafiku e mbi 1.800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
Një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë është mos respektimi i rregullave të komunikacionit. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.
Aksidentet e trafikut vazhdojnë të mbeten të larta në vendin tonë. Vetëm në 24 orët që lamë pas, sipas raportit të Policisë, kanë ndodhur 86 aksidente trafiku.

Numri i gjobave vazhdon të mbetet relativisht i lartë për kundërvajtjet në trafik, ku vetëm në 24 orë janë shqiptuar plot 1816 tiketa.

Gjithashtu, 6 persona janë dërguar në mbajtje./GS

