Beshiktashi refuzon ofertë të majme nga klubi anglez për Milot Rashicën
Milot Rashica është duke shkëlqyer në futbollin turk, fillimisht me Galatasarayn e tutje me Besiktasin.
Kjo ka bërë që në adresë të yllit kosovar të arrijnë oferta nga vendet tjera.
Njëra prej tyre ka arritur nga Anglia, respektivisht nga Championshipi (niveli i dytë i futbollit anglez).
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi turk “Takvim”, përcjell “Gazeta Express”.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, Leeds United i ka ofruar 7 milionë euro për 27 vjeçarin.
Por, mediumi turk raporton se klubi nga Stambolli e ka refuzuar këtë ofertë, derisa lojtari është i kënaqur dhe i lumtur në Turqi.
Leedsi planifikon ta bëjë një tjetër tentativë për përfaqësuesin kosovar gjatë verës që vjen derisa po mundohet të rikthehet në elitën e futbollit anglez.
Vushtrriasi e kishte kaluar një sezon në formë huazimi në Galatasaray pasi hasi në vështirësi në fanellën e Norwichit, ku vinte nga eksperienca e shkëlqyeshme në Gjermani me Werder Bremenin. /Gazeta Express/