9 të infektuarit e rinj me Covid-19 nga rajoni i Prizrenit janë nga këto vendbanime
Edhe sot janë raportuar shifra të larta të të prekurve me Covid-19 në Kosovë, kur nga 462 mostra të testuara, 188 presona kanë rezultuar pozitiv.
Gjatë këtyre 24 orëve në Prizren, dolën 9 të infektuar, shumica prej të cilëve apo 7 persona janë në Prizren, ndërsa 1 në fshatin Kabash dhe një Zhur, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Numri total i rasteve pozitive në vend është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Po ashtu edhe nga lokalitetet e rajonit tonë, si Rahoveci, sot janë disa raste, të cilat i keni në tabelën e paraqitur. /GazetaePrizrenit. net