Skuadra e famshme kosovare, Liria e Prizrenit ka kohë që ka krijuar rrëmujë në procesin e privatizimit.
Por edhe pse janë bërë disa muaj kur Liria njoftoi privatizimin, skuadra prizrenase ka krijuar mjegull lidhur me ligjshmërinë dhe procesin e privatizimit.
A është OJQ apo është SHPK? Kjo është dilema e Lirisë.
Në fakt në dokumentet e biznesit figuron se Liria është SHPK, por një gjë e tillë nuk qëndron ngase Liria është OJQ. Mbetet të shihet se si do të arsyetojnë këtë vendim pronarët e klubit dhe cila është arsyeja që Lirinë e prezantojnë si SHPK./IndeksOnline/