25-11-2024

A do kishit guxim ta provonit!? Ndodhet në Pakistan, ura më e rrezikshme në botë (VIDEO)

Në botën e civilizuar, mund të shijojmë arritjet e inxhinierisë moderne (ndonëse ka edhe dështime tragjike, siç është shembja e urës në Xhenova), por në botën e tretë, kushtet në rrjetet rrugore variojnë të jenë të rrezikshme.

Një shembull tipik i asaj që ndodh në disa zona veçanërisht të largëta të planetit, është ura që shohim në video.

Bëhet fjalë për një strukturë prej druri dhe metali. Ura Alam ndodhet në Pakistan dhe u ndërtua si një zgjidhje e përkohshme në vitin 1978, derisa të mund të ndërtohej një tjetër urë betoni më e qëndrueshme.

Ura kalon mbi lumin Gilgit dhe është 300 metra e gjatë. Autoritetet vendore kanë gjetur zgjidhjen për të kontrolluar urën, në mënyrë që të mos kalojnë shpejtësinë e lejuar dhe pesha e kamionëve të mos kalojë 20 tonë.

Për të ardhmen, ata premtojnë se do të ndërtojnë një urë normale dhe të sigurtë, pasi zona është kthyer në një kalim dhe kjo urë e frikshme është e vetmja mënyrë për të bashkuar dy anët e lumit.

Asnjë koment

Comments are closed.