Pas përfundimit të kampionatit, Liria u përballë me ndryshime të shumta.
Largimi i trajnerit Bledi Shkëmbi ka bërë që të mendohet për emrin e ri.
Ndërkohë, në Prizren lakohet emri i Gëzim Hasit si një nga trajnerët potencial që mund ta marrë drejtimin e skuadrës, shkruan Gazetasheshi.com.
Por, Hasi që dikur drejtonte Ballkanin nuk e ka licencën e duhur për ta drejtuar një ekip të Vala Superligës. Madje, ai para një viti ishte dënuar 6 muaj nga FFK.
Andaj, gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim.