24-11-2024

A do të bëhet autostrada e Dukagjinit, në qeverisjen VV-LDK?

Nëse VV-ja e LDK-ja arrijnë marrëveshjen për qeverisje, rrafshi i Dukagjinit s’do të bëhet me autostradë.

Avdullah Hoti i LDK-së në Rubikon të KTV-së ka thënë se në vend të saj, ata do të bëjnë zgjerimin e rrugëve aktuale.

“Është komplet i panevojshëm. Është një projekt që nuk do te realizohet nga qeveria e ardhshme, ne e kemi të qartë çfarë duhet të bëjmë, sa i përket atij projekti. Nuk e kemi komoditetin e as s’është e nevojshme që të ndërtojmë autostradë në ato toka bujqësore. Çka do të bëjmë ne është se nga Istogu, Pejë, Deçan, Gjakovë dhe deri në Prizren do të zgjerohet komplet rruga ekzistuese, do të bëhen rrugë me katër shirita, jo rrugë e izoluar, në magjistralen ekzistuese në mënyrë që mos të shpenzojmë qindra miliona në shpronësime të tokave dhe ai korridor nga Peja deri në Prizren, por në veçanti nga Gjakova deri në Prizren të jetë një korridor që zhvillohen komplet bizneset, një tip zonë ekonomike”, ka thënë Hoti.

Image

“Nuk besoj që ka ndonjë problem që mos të realizohet brenda një mandati qeverisës”, ka shtuar ai./k.net

Asnjë koment

Comments are closed.