A do të ketë borë e ngrica? Moti gjatë ditëve në vazhdim
Periudha më të gjata me diell me kalimin në muajin shkurt. Mëngjeset me ngrica, ditën temperaturat në rritje.
Nga dita e martë parashihet të mbajë mot i kthjellët dhe me periduha më të gjata me diell. Orëve të mëngjesit paraqiten ngrica, me minimale që zbresin deri në -5C e -7C, ndërkohë që gjatë ditës temperaturat gradualisht shënojnë rritje deri në 7 C e 10 C, të mërkurën dhe enjtën.
Të premten kalimin e një fronti të ftohtë vransirat sërish përfshinë vendin, ku aty këtu mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu, e temperaturat zbresin lehtë deri në 7C e 8C. Por se në fundjavës, sipas parashikimeve të fundit, sërish rikthehen kthjellimet dhe temperaturat shënojnë rritje deri në 12C e 13C.
Qetësimi i erërave nën kushte të motit të qëndrueshëm anticiklonik, patjetër që do të ndikojë në përkeqësimin me gjendjen e cilësisë së ajrit. Gjatë ditës kur do të ketë qarkullim më të mirë ajror, indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira. Orëve të mbrëmjes kur ndotësit ajror shënojnë rritje të koncentrimeve, indeksi do të kaloj edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, e të mërkurën shkurtimisht edhe në jashtëzakonisht të dobëta.
30.01 – Mot i kthjellët. Ngrica orëve të mëngjesit.
31.01 – Ngrica në mëngjes. Mot i kthjellët gjatë ditës dhe jo aq i ftohtë.
1.02 – Mot kryesisht me diell. Pas ngricave në mëngjes, ditën mot më i butë.
2.02 – Vransirat përfshinë vendin. Mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.
Erërat frynë kryesisht nga verilindja e veriperëndimi, fillimisht edhe mesatare 4-9m/s, duke u qetësuar nga mesi i javës.
Shtypja atmosferike shënon rritje të lartë mbi vlera normale.