23-11-2024

A do të përmirësohet moti javën e ardhshme? Ky është parashikimi

Ditëve të para të javës së ardhshme, të reshurat mbeten prezente mbi vend, më shumë ditën e hënë, e të martën e mërkurën më shumë të karakterit lokal.

Sipas Prishtina Weather në pjesën e dytë të javës temperaturat shënojnë rritje përreth vlerave mesatare, e në fundjavën e ardhshme me tendencë të rritjes edhe deri në 20C.

19.04 – Kryesisht me vranësira.  Që nga orët e hershme të mëngjesit kohëpaskohe me reshje shiu.  Vende-vende reshjet mund të jenë të intensitetit mesatar.  Në vise malore priten reshje bore.

20.04 – Vranësira dhe intervale me diell.  Pasdite priten reshje lokale shiu, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullima.

21.04 – Paradite me kthjellime.  Ditën priten zhvillime të vranësirave, me mundësi edhe për reshje të dobëta lokale shiu.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 2C dhe 4C. Të mërkurën shënojnë rritje deri në 16C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 3-7m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, e nga e mërkura me tendencë të rritjes.

Asnjë koment

Comments are closed.