A do të shtrenjtohet rryma për konsumatorët nën 800 kWh? Flasin nga ZRrE-ja
Kryetari i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu në një konferencë për media pas mbledhjes së bordit të ZRrE-së është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.
I pyetur nëse çmimi i rrymës është rritur edhe për konsumatorët nën 800 kWh, Fejzullahu është shprehur se subvencioni i qeverisë ka bërë që kjo të mos ndodh.
Faturat e qytetarëve që shpenzojnë më pak se 800 kWh sipas Fejzullahut do të kalkulohen me tarifat ekzistuese duke përfshirë edhe zbritjen nga subvencioni i qeverisë.
Në anën tjetër, ZRrE po insiston që faturat me rritje të ekzektohen nga data 9 shkurt, përkundër kërkesës së KEDS që kjo gjë të ndodh nga data 1 mars.
“Ne e kemi thënë edhe në mbledhje, por edhe në takime me ta që vendimi hyn në fuqi prej datës 9 shkurt, është obligim i KESCO ta respektojë këtë vendim.”, u tha në deklaratën nga përfaqësuesi i ZRRE-së.