Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka bërë të ditur se trajneri Ilir Daja do të vazhdoj të mbetet pjesë e skuadrës të paktën edhe për dy vite tjera.
Përmes një komunikate për media, Ballkani ka bërë ditur se ka kontratë me teknikun shqiptar deri në verën e vitit 2026 dhe se kjo kontratë do të zbatohet.
“Ashtu siç kemi bërë të ditur në fund të muajit shkurt, profesor Ilir Daja do të jetë pjesë e jona, së paku edhe për dy vjet. Të gjitha planet e klubit për këtë periudhë kohore, lidhen me projektin e përbashkët me trajnerin tonë. Çdo formë tjetër që po merr jehonë në media, mbetet thjeshtë spekulim, dhe qëllime dashakeqe ndaj klubit”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.
Ilir Daja ishte lidhur ditëve të fundit me disa raportime për një ndryshim të skuadrës, me mediat shqiptare që raportonin se ai do të kthehej te Tirana.
Daja ka arritur suksese të paarritshme më parë nga trajnerët shqiptarë me skuadrën e Ballkanit.
Për tri vite me radhë ka arritur të shpallet kampion i Kosovës, teksa arriti grupet e Ligës së Konferencës, duke u bërë skuadra e parë nga Kosova që arrin një sukses të tillë./PR