A e presin zgjedhje të reja përsëri Kosovën?
Shkruan: Qazim THAÇI
Zgjedhjet e 6 Tetorit, tashmë kanë dhënë konturat e përafërta dhe mjaftë të sigurta së paku për renditjen e partive politike. Fituese e këtyre zgjedhjeve me pak diferencë janë LVV dhe LDK. Kurse me larg fitores ishin PDK-ja e edhe më lagë u tregua elektorati i AAK-PSD duke e lënë të katërtën kësaj here. Edhepse vetë lideri Haradinaj, ka pasur mendim ndryshe se kishte kapur momentumin për të qenë I pari.
Por,siç duket dorëheqja dhe shkuraja në Hagë, u huq nga gjenerata e re ,të cilët as që patën e as që kanë mundësi të njohin vlerat e luftës së fundit.Kjo të thuash se bëri edhe Lëvizjen Vetëvendosje të udhëheq me numrin e votave. Ajo që dua të fiksojë kësaj radhe ëshë falenderimi deri në pafundësi për diasporën,sepse remitencat dhe djersa e tyre dihet se përbëjnë të hyrat më të mëdha për Kosovën.
Por,asesi nuk kemi pse të themi se vota e tyre është votë përcaktuese. Ngase ata këtu vijnë rrallë dhe më pak e njohin të vërtetën e jetës reale, Ata kësaj radhe janë përcaktuar më shumë për rininë e udhëheqjen e LVV.Por,janë më jënë mbi 20 mijë vota, pa anashkaluar janë teper .
Por, këtë konstatim kur e definojmë duhet pasur parasysh se edhe një votë e vetme në demokraci është përcaktuese. Prandaj, i vetmi opcion për të formuar qeverinë tani dihet është LVV me LDK , poqese i përafrojnë programet e po ashtu nëse edhe i përafrojnë kërkesat. Nëse këto dy subjekte politike nuk arrijnë të bëjnë koalicion, Kosovën, mund ta presin zgjedhjet e reja.
Por, nëse kjo ndodhë duhet e besojë subjektet politike e dijnë më së miri se vije fryma e LVV dhe nëse konstatohet se tani këto vota ishin vota të revoltës, Atëherë këtyre votave të revoltës do të ju shtohen edhe ato të shpresës,sepse tani mbetet si shpresë dhe alernativë e pa provuar vetëm LVV. Mirëpo, përvoja e gjatë politike,dija institucionale e LDK-së nuk besojë se nuk do të gjejnë forcë të bashkëqeverisin me LVV, Kjo tashmë është opcion i vetëm .
Sepse kryetari i PDK –së Kadri Veseli, tashmë e ka pre mendjen se nuk do të bëjë pazare politike dhe dëshiron të reformojë partinë, ta forcojë unitetin dhe përgaditet për radhën tjetër që të i vie edhe kësaj fryma që të jetë edhe njëherë në qeverisje.Në zgjedhjet e 6 tetorit u zhvillua një garë e afërtë mes LVV dhe LDK-së.
Mirëpo,nëse organizohehen zgjedhje të reja brenda këtij vti, atëherë subjektet politike duhet të përgaditen që fitorja e LVV mund të jetë më e madhe. Këtë e ka bërë publike edhe në një deklaratë po kështu publike Albin Kurtit, kur pohon se “tashmë ia kemi marrë dorën zgjedhjeve” .Kjo në fakt tregon , se ata mund të befasojnë edhe ndryshe.
Në përjashtim nëse LDK-së i ka mbetur ndonjë opcion i fortë ,e që se ka përdorë e ku mund të shpresojë se do ti ‘”ndezë”.Deklarimi se Ramush Haradinaj nuk do të jetë në Parlament i jep tjetër ngjyrë këtyre zgjedhjeve. E këtë besohet do të bëjë edhe Kadri Veseli.Pastaj,në fakt vetë konturat e Paralementit do ta kenë zërin më të ultë sado që ka paralajmrime se deputetë të subjekteve politike do të ia “nxinë jetën” kryeministrit të ardhshëm duke aluduar në Albin Kurtin.
Por, ata zëra ose mund të jenë të pakët ,ose mund të jenë shumë rebelues, që mund të atakohen me ligjin.Lidhur me koston e zgjedhjeve një ekonomist I njohur se me nënqeshje e shpjegoi se “nuk është aspak e lartë kostoja prej 6 milion euro për Kosvën. Vetëm akciza një ditore e duhanit dhe derivative është…..”
Mirëpo, qytetarët që nuk e kuptojnë këtë poliktikë fiskale e marrin mal të madh vlerën prej 6 milion eurosh.E ajo që tashëm po diskutohet është koalicioni Nisma-AKR-PD, nëse ky koalicion e kalon pragun definitvisht matemetikat mund të ndryshojnë. Kur i shtohet tani edhe deklarata e Vjosa Osmanit se Lista serbe nuk mund të përjashtohet, del se matematikat ende janë në tavolinë.
P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.