A është i pijshëm uji në rajonin e Prizrenit, deklarohet “Hidroregjioni Jugor”
Ujësjellësi i Prizrenit “Hidroregjioni Jugor” njofton qytetarët për gjendjen aktuale të furnizimit me ujë si pasojë e reshjeve të dendura atmosferike, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Ju njoftojmë se si pasojë e reshjeve të dendura atmosferike të ditëve të fundit, në të tri njësitë operative të Kompanisë (Prizren, Suharekë dhe Malishevë) është evidentuar rritje e konsiderueshme e turbullirës në burimet e furnizimit me ujë të pijshëm, me ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë dhe sigurinë e furnizimit.

Gjendja aktuale sipas njësive operative:
● Njësia Operative Prizren: Ka përmirësim te gjendjes se kualitetit te ujit ne burime. Edhe pse gjendja e turbullitetit ende nuk eshte ne standartet e lejuar. Gradualisht kemi filluar te lëshohen ne rrjetin e furnizimit.
Apelojme qe konsumatorët të mos shfrytëzojnë ujin per pije por vetëm per nevoja sanitare, deri ne njoftimin e radhës.
![]()
● Njësia Operative Suharekë: Gjendja rezulton stabile përveç fshatrave Studençan dhe Doberdelan.
● Njësia Operative Malishevë: Edhe pse ka rënie te nivelit te ujerave, burimet vazhdojnë te jene ende te ndotura. Kompania eshte duke bere pastrimin e burimeve.

● Njësia Operative Dragash: Vazhdone te jete stabile.
Burimi SOZI ne Nashec te Prizrenit rezulton te jete ne gjendje te mire si nga sasia dhe cilesia. Konsumatoret e 14 fshatrave qe furnizohen nga ky burim mund te shfrytezojnë ujin e pijes pa asnje problem

Për çdo zhvillim të ri, Konsumatoret do të njoftohet me kohë.
