A është ujë i pijshëm në rajonin e Prizrenit, pas reshjeve të shtuara – njofton IKSHP
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka bërë të ditur se pas analizimit të ujit nga sistemet publike të ujëfurnizimit ka rezultuar se në disa zona uji nuk është i pijshëm ose mund të përdoret vetëm për nevoja teknike.
Si pasojë e reshjeve të shtuara ditëve të fundit pati vërshime në disa komuna. Në një njoftim në Facebook, IKSHPK-ja ka bërë të ditur se të premten ka kryer analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga të cilat kanë dalë këto rezultate:
Rajoni i Prizrenit
Burimi i ujit nga “40 bunarët” në qytetin e Prizrenit është lëshuar vetëm për nevoja teknike.
Burimet e tjera, si Cvilen dhe Soz, uji është brenda standardeve.
Në Suharekë dhe Dragash uji është brenda standardeve.

Në Malishevë uji përdoret vetëm për nevoja teknike./ Gazeta e Prizrenit



