29-11-2024

A ishte me origjinë nga Hasi, Hasan Pasha -Sadriazemi (Veziri i Madh) i Perandorisë Osmane ?

Po japim të dhëna rreth një shqiptari të madh me origjinë nga HASI, i cili edhe pse u orientua në shërbim të shtetit osman, kurrë nuk harroi vendlindjen, madje ka ndikuar ne proceset zhvilluese të kohës dhe me qenien e tij në krye të qeverisjes së këtij shteti e ka lartësuar në atë periudhe emrin e vendit të tij të origjines.
——

HASAN PASHË JEMISHÇIUN (1535-1603) nga Rogova e Hasit, renditët si i XIV Sadriazem / Vezir i Madh në hierarkinë administrative të Perandorisë Osmane, që ishte në Postin e Sadriazemit në vitet 1601, 1602 dhe 1603.

Ndërtimet e kryera në kohën e Sundimit të tij:

Ura e moçme, e ndërtuar në vitin 1579, Xhamia e ndërtuar në vitin 1580, Mejtepi ngjitas me Xhami, Hamami, sot në gërmadha mendohet të jetë ndërtuar në vitin 1577, Kulla e moçme, mendohet të jetë ndërtuar në vitin 1576 dhe sot ende shërben për banim, Rrugët e shtruara me rrasa guri në afro 3 km, që edhe sot shihen, kurse Karvansarajet, Imareti i Xhamisë, dyqanet tregtare e zejtare, Ujësjellësi me rënie të lirë për Hamamin, kanalizimet për ujërat atmosferike dhe fekale, puset, krojet, të gjitha këto janë në gërmadha dhe përmenden si toponime, bile Hasani planifikoi dhe një pjesë të tij e realizoi, të sistemit të ujitjes së arave, pemishteve, kullosave etj.

Është fakt i pamohueshëm se Hasan Pashë Jemishçiu, që në vitet 1601, 1602 dhe 1603, ishte në postin e Sadriazemit-Vezirit të Madh në Perandorinë Osmane, vendlindjen e tij Rogovën e Hasit, kurrë nuk e harroi, përkundrazi u mundua me mish e shpirt që Rogova ta marrë pamjen e një qyteze me plot kuptimin e fjalës. Se me të vërtetë Rogova kishte të gjitha tiparet e një qyteze, dëshmojnë konturat dhe gër madhat e shumë objekteve të infrastrukturës, që edhe sot hetohen në Rogovë, që në atë kohë i kishin vetëm disa qytete të zhvilluara, siç ishin Prizreni, Prishtina, Peja, Gjakova, Mitrovica, Kaçaniku, etj. Kë shtu, edhe Rogova në atë kohë kishte Xhaminë impozante, Mejtepin, Karvansarajet, Imaretin, rrugët e shtruara me rrasa guri, Hamamin, Ujësjellësin me rënie të lirë, kanalizimet, dyqanet zejtare, banesat për zyrtarët dhe administratorët, krojet, puset, Urën e moçme më se 150 metra të gjatë mbi Drinin e Bardhë, 3 Urat tjera të gurit me një hark në rrethinën e Rogovës, rrjetin rrugor, irigacionin, etj.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

PËRFUNDIME:

Kështu, së pari u shqua si komandant dhe udhë heqës brilant në luftërat e ndryshme që asokohe Turqia zhvillonte me shtete të ndryshme që e rrethonin. Fitoi shumë mirënjohje e dekorata dhe poste të tjera me përgjegjësi shtetërore. Në këtë kohë martohet me motrën e Sulltanit. Më pas emërohet Komandant i Përgjithshëm i Formacioneve elite Jeniçerë, dhe në fund arriti edhe në postin e Sadri- azemit –Vezirit të Madh, në Perandorinë Osmane, në vitet 1601, 1602 dhe 1603.

Rogova e Hasit statusin e kasabasë (qytetit) e ka arritur falë bujarisë së birit të saj Hasan Pashë Jemishçiu (“Perimtari”), sadriazam (kryeministër) i Perandorisë Osmane prej 22 korrikut të vitit 1601 deri më 4 tetor të vitit 1603, kur u shpall fermanli dhe u ekzekutua nga sulltani. Hasan pasha në Rogovë ka ndërtuar fillimisht një urë në vitin 987 H./ 1579[49], pastaj, në vitin 989 H/ 1581 ka ndërtuar xhaminë e cila edhe sot qëndron. Përveç këtyre, Hasan Pasha në Rogovë ka ndërtuar një hamam, një imaret, një karavan-saraj disa kroje dhe dyqane. Po ashtu, nga kjo periudhë ka mbetur edhe kulla e tij, e njohur si kulla e Hasan Agës. Hasan Pasha ka lënë vakëfe edhe në Prizren dhe në Gjakovë. (Marrë nga faqja “Hasi”)./ GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.