23-01-2026

A ka vend në burg për 109 persona? Aliu: Është gjetur hapësirë e mjaftueshme

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren Faton Aliu ka treguar se 109 personat e ndaluar për rastin e manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit do të sistemohen.

Ai në konferencën për media, këtë e bëri të qartë meqë pati raportime se a do të ketë vend nëpër qendra të paraburgimit.

“Në orët e hershme të mëngjesit ka filluar së implementuari plani operativ. Ne, si Drejtoria Rajonale e Prizrenit, kemi asistuar me personel, me hapësira, zyra të mjaftueshme dhe me automjete, sepse e kemi kuptuar që bëhet fjalë për një numër shumë të madh, numri më i madh deri tash i personave të ndaluar në rajonin tonë. Të gjithë ata që janë proceduar në hapësirat e stacioneve policore dhe të drejtorisë rajonale, ndaj të gjithëve atyre u janë respektuar të drejtat që u takojnë në procedurë për të cilën janë zhvilluar hetimet”.

Alia tha se s’ka pasë ndonjë person të lënduarm as zyrtarë policorë të lënduar dhe as dëme të automjeteve sepse “keni parë një lëvizje mjaft të madhe të automjeteve në qytet”.

“Deri në këto momente gjithçka ka shkuar në rregull. Ka pasur pyetje dhe interesim për hapësira të mundshme rreth sistemimit të personave të ndaluar. Në bashkëpunim që kemi pasur me SHKK është gjetur hapësirë e mjaftueshme dhe të gjithë ata do të sistemohen ashtu siç janë paraparë me procedurë penale për raste të tilla”, tregoi ai.

Asnjë koment

Comments are closed.