27-11-2024

A kanë filluar hetimet ndaj konkursit për Doktor të Stomatologjisë në Prizren?

Njoftohet se kanë filluar hetimet nga Prokuroria Themelore në Prizren rreth konkursit për pozitën Doktor i Stomatologjisë shpallur nga Komuna e Prizrenit.

Më 17 qershor 2022, mbi 30 kandidatë iu kanë nënështruar testit me shkrim, por deri sot nuk ka asnjë rezultat të publikuar, raporton Gazeta e Prizrenit.

Fejzë Kabashi, kandidat në këtë konkurs, përmes një shkrimi në ‘facebook’, ka njoftuar se lidhur me këtë konkurs kanë filluar hetimet nga Prokuroria Themelore në Prizren.

“Pas disa prononcimeve publike në profilin tim dhe mediume lokale e nacionale, për të marrë një përgjigje për rezultatin e testit të mbajtur me 17 Qershor 2022 në konkursin e organizuar nga Komuna e Prizrenit, si dhe kërkesën me shkrim për këtë qëllim, prap nuk morra as një përgjigje dhe si rezultat sot me 10.05.2023 iu drejtova zyreve të hetuesisë dhe aty më dhanë informaten se për këtë çështje është pregaditur një lënde dhe ajo ndodhet në #Prokurori. Në takimin që e bëra në Prokurori m’u konfirmua se zyrtarisht ky institucion i drejtësisë tashmë është duke e zhvilluar hetimin dhe përgaditjen e #Aktakuzës sipas procedurave që egzistojnë!
Tashmë edhe unë nga ky moment pres që institucionet e drejtësisë të zbardhin fatin e këtij konkursi🙏”, thuhet në shkrimin e Kabashit.

Njoftohet se kanë filluar hetimet nga Prokuroria Themelore në Prizren rreth konkursit për pozitën Doktor i Stomatologjisë shpallur nga Komuna e Prizrenit.

Më 17 qershor 2022, mbi 30 kandidatë iu kanë nënështruar testit me shkrim, por deri sot nuk ka asnjë rezultat të publikuar, raporton Gazeta e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.