23-11-2024

A mund të jenë grabitësit e karburanit “Shell” në Piranë të arrestuarit në Xërxë?

Mbështetur në raportin e policisë, del se të arrestuarit në Xërxë të Rahovecit janë të dyshuar për grabitjen  sikur nëpër filma, të karburantin “Shell” dhe market “Fatonit” në Piranë të Prizrenit.

Njoftohet se arrestimit i tyre është bërë pas identifikimit, në bashkëpunim të policisë së Prizrenit dhe asaj të Gjakovës. Portali “Gazetae Prizrenit” që sot në mëngjes ka shkruar se dy persona të arrestuar gjatë intervisitimit kanë pranuar se kanë kryer edhe plaçkitjen në pikëkarburantin në Piranë të Prizrenit, është interesuar për informacione plotësuese nga organet e rendit.

Ndonëse përfaqësues të policisë në Prizren, nuk preferuan të japin detaje rreth kësaj, referuar njoftimit të djeshëm për media, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë dhe raportit 24-orësh të sotëm të Policisë së Kosovës, të dhënat çojnë në dyshime, se të arrestuarit në Xërxë ndërlidhen edhe me rastin e Piranës.

Sipas Policisë në Gjakovë, janë arrestuar dy persona, B.Z i lindur në vitin 1996 dhe M.Sh i lindur në vitin 1990 për shkak të dyshimeve për grabitje të armatosura kryesisht nëpër pompa të derivateve.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka njoftuar se në Xërxë, se dje janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar  K/Shqiptarë.

“Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre janë gjetur dhe sekuestruar: një AK-47, një pushkë gjuetie, një pistoletë, 31 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një shufër metalike, substancë e dyshuar narkotike, maska, dorëza, veturë e tipi Golf IV, targa të ndryshme të vjedhura të veturave, dy telefona, dy kasaforta dhe 225(dyqind e njëzet e pesë ) €. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raport.

Rasti kishte i vjedhjes në pikëkarburantin e Piranës kishte ndodhur në mes të korrikut, rreth orës 03:15 të mëngjesit, kur në pamjet e xhirimeve dy persona të maskuar shihen duke dalë nga një veturë dhe nën kërcënimin e armëve ndaj punëtorëve të pompës së benzinës “Shell” në market “ Fatoni” në Piranë, grabisin gjëra të ndryshme për një kohë të shkurtër. Sipas pronarëve, një punëtor i marketit brenda kësaj pike karburanti kishte marrë lëndime të lehta trupore.

Për zbardhjen e këtij rasti, intervistimin e të arrestuarëve në Gajovë e ka bërë edhe policia e Prizrenit, dhe sipas burimeve ata kanë pranuar se ishin pjesë e kësaj grabitje./GazetaePrizrenit.net

 

 

 

 

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.