A po e luan Agim Çeku rolin e ndërmjetësuesit të rikthimit të Limajt në PDK?
Tashmë është publike që në PDK ka një përçarje kur në pyetje është Fatmir Limaj. Janë krijuar dy fraksione që janë pro dhe kundër të rikthimit të kreut të Nismës Socialdemokrate në ish-partinë ku dikur ishte njëriu i dytë më i votuar.
Lushtaku e Grabovci janë dy figura të fuqishme të PDK-së që publikisht po përkrahin dhe po lobojnë për rikthimin e Limajt.
Aktivizimi i tyre ka filluar në familje të shquara në Drenicë dhe po vazhdon edhë më gjerë. Pesë ditë më parë, Grabovci u pa edhe në shoqërimin e gjeneral, Agim Çekut.
Me siguri se një nga temat e diskutimit ka qenë edhe “tema e nxehtë”, e rikthimit të Limajt në PDK.
Çeku sot është parë në “fraksionin tjetër” që nuk kanë çelur derën për rikthimin e “Çelikut”.
Enver Hoxhaj ka publikuar foto me Xhavit Halitin, Elmi Reqicën, Hajredin Kuçin, Muharrem Mahmutajn e Hajdar Beqën. Ky i fundit kishte shfaqur dëshirën për rikthimin e Limajt në PDK.
Mbetet të shihet se a do të prodhojnë rezultat takimet e Çekut me personalitetet e fuqishme të PDK-së, por që kanë mendime të ndara në çështjen Limaj, e që është tema më e nxehtë e momentit të partia e Memli Krasniqit./Indeksonline/