A po fillon përçarja në mes të Serbisë dhe Rusisë: Zëdhënësja e MPJ’së ruse e krahason Vuçiqin me këtë skenë të filmit
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, ka postuar një fotografi të presidentit serb, Aleksandër Vucic, gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardh duke e krahasuar me skenën aspak të përshtatshme nga filmi “Basic Instinct”
Me 4 shtatorë, në Shtëpinë e Bardhë, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, u dakorduan që në prani të presidentit amerikan, Donald Trump, të nënshkruajnë një marrëveshje ekonomike.
E gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë, kishte edhe momente të papërshtatshme sidomos ai i presidentit Serb, Vucic, i cili për një moment u gjend ulur përball presidentit me të fuqishëm në botë, Donald Trump.
Kjo ka bërë që të ketë reagime të rënda nga Rusia në drejtim të Vucic, përcjell Gazeta Metro.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë e ka krahasuar takimin e Vucic me Trump me skenën aspak të përshtatshme nga filmi “Basic Instinct”, çka ka ngjallur jo pak reagime nga serbet.
Ajo ka ka lënë një mbishkrim në foton e Vucic, duke thënë se nëse karrigia është vendosur sikur të ishit në pyetje, uluni si në foton 2, duke aluduar në skenën e filmit “Basic Instinct”.
“Nëse jeni ftuar në DBD, dhe karrigia është vendosur sikur të ishit në pyetje, uluni si në foton 2, kushdo që jeni. Më besoni”, ka shkruar ajo në Facebook.
Kjo mund të jetë edhe fillimi i çarjes në mes të Serbisë dhe Rusisë.