A po fsheh diçka Drejtoria për Kulturë në Prizren, nga listat e përfituesve financiarë?
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Prizren sapo ka shpallur listën e përfituesve, të mbështetjes financiare, në mesin e cilëve janë individë dhe organizata joqeveritare, siç thuhet të fokusuara në këtë fushë, por përkundër publikimit të emrave, nuk është dhënë edhe shuma e mjeteve të secilit përfitues, shkruan sot “GazetaePrizrenit. net”.
Veprimi në këtë formë të çon në dyshimin nëse diçka fshihet në këtë rast?
Në njoftim e DKR-së thuhet se lista e përfituesve është përcaktuar pas shqyrtimit dhe vlerësimit të kërkesave nga ana e komisionit. Për këtë mendojmë se ka qenë e udhës të publikohet shuma e përfituesve, kur dihet se paratë janë nga fondi publik dhe ka pasur një konkurs publik.
Ndaj një forme të tillë të transparencës, ka pasur edhe reagime nga shoqëria civile.
Naim Cahani, zyrtar i KDI-së në Prizren ka kritikuar Komunën e Prizrenit për mungesë të transparencës së mirëfilltë gjatë publikimit të kësaj liste, duke vlerësuar se “Qeverisja e mirë në bisht të “sorrës”. përcjell “GazetaePrizrenit.net”.
“Transparenca radikale do te duhej ta publikonte edhe shumën për secilën organizatë dhe individ që do të marrë fonde publike. Mos u bëni në përmbajtje të njëjte se dizajnin e paketimit moti e kemi kuptuar si marketing”, ka shkruar në faqen e “facebook-ut” ai./GazetaePrizrenit.net/
Për ta parë listën e përfituesve klikoni në:
Përfituesit në kulturë dhe rini
Lexo edhe: