A po maltretohen pacientët në relacionin Emergjencë – QKMF në Prizren?
Në Prizren tashmë ka filluar shërbimin 24-orësh edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, punë që deri tash këtë e kishte bërë vetëm Qendra emergjente në Prizren.
Por, tashmë si duket ka lindur një paqartësi se cilët pacientë duhet trajtuar në këto dy institucione shëndetësore.
Një problem të këtillë, në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Komunës së Prizrenit e paraqiti Alush Shala, i cili iu referuar letrës së një qytetari, tha se një pacient i moshuar me probleme të zemrës nuk kishte marrë shërbimin në Emergjencën e qytetit, por nga infermierët ishte udhëzuar të kontrollohej në QKMF dhe kur kishte mbërritur atje i ishte përkeqësuar gjendja.
Në anën tjetër, kryetari i Komunës, Haskuka duke dhënë një përgjgije në këtë rast apeloi qytetarët të cilët nuk kanë raste aksidentale të shkojnë për kontroll në QKMF, pasi tashmë ofrohen shërbime edhe gjatë natës./GazetaePrizrenit.net