17-05-2025

A po zhvillohen hetime ndaj disa Pëmbaruesve privat në Prizren?

Në Prizren kanë nisur hetime ndaj disa përmbaruesve. Referuar indomacioneve bëhet fjalë  për dyshime të mundshme në çështje që kanë të bëjnë me shpërblimet në sektorin e arsimit, por aktualisht nuk konfirmohen hetime dhe ndaj avokatëve, të cilët kanë qenë pjesë e procesit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Informacionet konfidenciale sugjerojnë se ata mund të kenë ndërhyrë në procese.

Prokuroria e Prizrenit, duke ju përgjigjur “Gazetës së Prizrenit” nuk i ka mohuar hetimet, por ka shmangur informacione të mëtejshme për shkak të natyrës konfidenciale.

“Hetimet po synojnë zbardhjen e mundësive të manipulimit dhe ndikimeve”, tha një burim për Gazetën e Prizrenit. Sipas tij, Administrata tatimore ka kërkuar verfikikimin e lëndëve.

Kryetari i Odës së Avokatëve në Prizren, Blerim Mazreku, për Gazetën e Prizrenit mohoi nëse se hetimet kanë të bëjnë edhe ndaj avokatëve.

Sipas disa burimeve të cilat preferojnë të mbeten anonime, ka pasur manipulime me mjetet nga Kontrata Kolektive, të cilat mësimdhënësit i kanë realizuar përmes gjykatës, përfshirë shujtat, kualifikimin e të tjera, ndërsa këtu mund të jenë implikuar edhe avokatët. ”Dikujt ia kanë dhënë paratë kesh, pa kurrfarë prezantimi të vendimit të gjykatës, dikujt fare nuk ua kanë dhënë kamatën, e raste të ngjashme që çojnë në dyshime për procesin”, tha burimi.

Ndryshe, në vitin 2022, Prokuroria Themelore në Prizren ngriti aktakuzë kundër përmbarueses private S.K., e cila dyshohej për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Pas këtij rasti, Ministria e Drejtësisë i hoqi licencën përmbarueses S.K., për shkak të shkeljeve disiplinore të përsëritura.

Asnjë koment

Comments are closed.