Komunikata e degës së AAK, së në Prizren:
Papërgjegjshmëri totale e Komunës së Prizrenit në masakrën mjedisore që po ndodhë në perlën e maleve të Sharrit në Prevallë!
Komuna e Prizrenit ndan vetëm 2.2% të buxhetit për Drejtorinë e Emergjencave dhe si rrjedhojë zjarrfikësit tanë nuk janë as për së afërmi të pajisur ashtu siç duhet.
Mungesa e takimeve me institucionet tjera përgjegjëse për koordinim, tregon qartë se nuk ka plan të mirëfillt operacional për situata emergjente. 80% e buxhetit të shpenzimeve kapitale nga Drejtoria e Emergjencave shkon në suficit për 3 vite me radhë.
Dëmin ekologjik si pasojë e mosveprimeve, paaftësisë, mosdijes dhe papërgjegjshmërisë tuaj, e paguajnë qytetarët!
E ju mbylleni në zyret tuaja e vetëvlersohuni me njëri tjetrin.
#prizrenimeritonmëmirë