AAK në Prizren: 3 drejtorë të Haskukës me aktakuzë për keqpërdorime, pa bërë as dy vjet qeverisje
Kryetari i grupit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal në Prizren, Ilir Baldedaj ka reaguar pas ngritjes së akuzave ndaj 5 zyrtarëve komunal të Prizrenit.
Ai përmes një postimi në “facebook”, ndër tjera ka kritikuar pushtetin për dyshime të korrupsionit, nepotizmit e keqpërdorimeve të tjera.
Postimi i plotë:
“Pa u bërë dy vjet, 5 zyrtarë të Mytaherë Haskukës, nga ta 3 drejtorë me aktakuzë për keqpërdorime të pozitës zyrtare. As dy vjet qeverisje si ka bërë Mytaher Haskuka me “cubat” e tij dhe po i shpërthejnë keqpërdorimet, përbrenda të cilave dyshohet se fshihen, korrupsioni, nepotizmi e klientelizmi e plot keqpërdorime të tjera.
E kemi paralajmëruar Mytaher Haskukën, për të gjitha këto veprime, por ai në vend të marrjes së hapave konkret i ka lavdëruar drejtorët dhe i ka “inkurajuar” drejtorët që të vazhdojnë të keq qeverisin.
Kjo do t’i ndodh edhe në të ardhmen Mytaher Haskukës, që vendimet i merr në kafe. Ky rezultat do të jetë edhe për shumë vendime të tjera që Mytaher Haskuka i ka marr nëpër kafe. Kallëzimet penale po i kthehen në aktakuza.